Gazeta Sinjali dje raportoi për arrestimin e një personi të dyshuar për shtënie me armë zjarri, afër stacionit të autobusëve në Pejë.
Policia njofton se i arrestuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe katër gëzhoja./Gazeta Sinjali/