image Të shtëna me armë zjarri në Pejë, kapet një person

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, kapet një person

news image

Para një ore ka pasur të shtëna me armë zjarri në Pejë, afër stacionit të autobusëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë thënë se lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

Sipas Policisë, të lënduar nuk ka, ndërsa personi i arrestuar aktualisht po intervistohet në stacion policor.

“Sot rreth orës 09:50 ka pasur të shtëna me armë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person të dyshuar për këtë rast. I njëjti po intervistohet. Të lënduar nuk ka”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaSinjali/