image Dërgohet me urgjencë në Tiranë, i plagosuri në Vlorë

Rajon

Rajoni/ Dërgohet me urgjencë në Tiranë, i plagosuri në Vlorë

news image

Nikollaq Çepaj është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi mjekët kanë vlerësuar se është në gjendje të rëndë për jetën.

Ai u plagos me më shumë se gjashtë plumba, mbrëmjen e sotme në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, gjatë një atentati që ishte organizuar, siç rapotojnë mediat në Shqipëri, kundër tij.

Çepaj mori plumba në këmbë, shpinë dhe një në kokë, i cili tani po ia rrezikon jetën.

Nikollaq Çepaj, i cili është person me precedentë penalë, nuk është i vetmi që mbeti i plagosur në këtë atentat.

I plagosuri tjetër ëshët Roland Çepaj, kunati i tij, i cili mori dy plumba në këmbë dhe në legen, por Rolandi ndodhet jashtë rrezikut për jetë. /Gazeta Sinjali/