image Dërgohen në ndalim pesë personat që dyshohet se e përdhosën flamurin turk në Prizren

Siguri

Dërgohen në ndalim pesë personat që dyshohet se e përdhosën flamurin turk në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se pesë persona janë arrestuar në fshatin Rumajë të Prizrenit, pasi dyshohet se e kanë përdhosur flamurin turk. Mirëpo zëdhënësi i Policisë për Prizrenin, Vesel Gashi, tha se ata janë dërguar në ndalim.

Sipas Gashit, katër prej tyre që janë të moshës së mitur janë ndaluar për 24 orë, ndërsa i pesti që është i moshës madhore është ndaluar për 48 orë.

Të miturit ndalohen për 24 ndërsa personi madhor për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit“, tha Gashi për Sinjalin.

Të ndaluarit dyshohet se e kanë hedhur disa metra larg vendit një flamur turk që ndodhej në një shtyllë elektrike në qytetin e Prizrenit.

“Flamuri ka qenë mbi shtyllë elektrike është gjetur në tokë dhe e kanë hedh disa metra larg vendit. Me ndihmën e qytetarëve dhe ekzaminimit të video kamerave është kuptuar se kush janë të dyshuarit. Pesë persona janë shoqëruar në stacion dhe janë duke u intervistuar si të dyshuar për rastin në fjalë. Pas përfundimit të intervistimit, do të merret vendimi nëse do të ndalen apo jo“, tha ai.

/GazetaSinjali/