image “Derë e hapur”, në garën kryesore të Festivalit të Sarajevës

Film

Film/ “Derë e hapur”, në garën kryesore të Festivalit të Sarajevës

news image

Filmi shqiptar “Derë e hapur”, është në garën kryesore të edicionit të 25-të, të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

“Derë e hapur” tregon historinë e dy motrave që do të marrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal.

Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudinën dhe Elmën si dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës.

Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave, e cila është e pranishme dhe sot.

“Derë e Hapur” merret me këtë tematikë edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri.

Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.

Edicioni i këtij viti i “Sarajevo Film Festival” do të zhvillohet nga data 16 deri më 23 gusht./Sinjali/