image Një PriFest më ndryshe pa Vjosa Berishën

Film

Një PriFest më ndryshe pa Vjosa Berishën

news image

Para tri ditësh në Prishtinë ka nisur festivali i filmit Pri Film Fest, por ky eveniment kulturor padyshim që do të jetë ndryshe kësaj radhe, pasi themeluesja e këtij festivali, Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë me 23 qershor të këtij viti.

Koordinatorja e këtij festivali, Yllka Lata, për Klan Kosova, ka bërë të ditur se ky edicion i festivalit është kushtuar tërësisht Vjosës andaj edhe emrin e ka marrë “Vjosa Forever PriFest”

Çmimi kryesor i festivalit që quhet “Hyjnesha e Kuqe” këtë vit për nderë të themelueses së festivalit, ky çmim do të mbaje emrin “Vjosa Berisha”.

Edicioni i 14-të i PriFest, do të mbahet nga 20 deri me 25 shtator.

Më poshtë është orari i filmave që do të shfaqen sot (e premte, 23 shtator):

/GazetaSinjali/