image Yllka Gashi i kërkon Spanjës që ta njohë pavarësinë e Kosovës

Film

Yllka Gashi i kërkon Spanjës që ta njohë pavarësinë e Kosovës

news image

Aktorja kosovare me famë ndërkombëtare, Yllka Gashi, gjatë qëndrimit në Valladolid ka kërkuar që shteti i Spanjës ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, shkruan Europapress.es.

“Do të përdor zërin tim sonte për të shprehur një ëndërr që unë si artiste kosovare dhe i gjithë populli im e kemi. Qe vendet tona të bukura, Spanja dhe Kosova, së shpejti të vendosin raporte diplomatike dhe që Spanja ta njohë Kosovën”, ka thënë Gashi.

Këto deklarata aktorja Gashi i ka bërë gjatë galasë përmbyllëse të festivalit, duke rikujtuar se artistët janë “ambasadorët dhe përfaqësuesit më të mirë të vendeve të tyre“.

“Pasi vizitova Valladolidin dhe njoha mikpritjen dhe bujarinë tuaj, shpresoj të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka deklaruar Yllka Gashi.

Yllka Gashi në festivalin e filmit në Valladolid ka fituar çmimin e aktores më të mirë në filmin “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit./GazetaSinjali/