image Aktorja dhe producentja shqiptare vlerësohet si “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit në Kanada

Film

Aktorja dhe producentja shqiptare vlerësohet si “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit në Kanada

news image

Aktorja dhe producentja shqiptare, Ana Golja, është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Lavazza Film Festival” në Festivalin e Filmit në Kanada.

Golja e ka dhënë këtë lajm në rrjetet sociale, duke ka përshkruar ndjesitë pas vlerësimit të madh.

“Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo në Instagram.

Fimi  “The Cuban” ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan. Golja tha se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj.

“Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektushme, dhe ta shijojë sa më shumë jetën. Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”. /Gazeta Sinjali

https://www.instagram.com/p/CDW7rb2l_gM/?utm_source=ig_web_copy_link