image Derbi në Gjilan mbyllet pa gola, derisa Malisheva e befason Llapin, kurse Feronikeli minimalisht fiton ndaj Dukagjinit - Sinjali

Derbi në Gjilan mbyllet pa gola, derisa Malisheva e befason Llapin, kurse Feronikeli minimalisht fiton ndaj Dukagjinit

news image

Ka filluar edhe xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Sinjali Sport.

Derbi i javës u zhvillua sot në Gjilan mes: Dritës dhe Ballkanit, që përfundoi me rezultat 0-0.

Dy kandidatët për titull u ndan baras, në luftën e parë këtë edicion.

Takim tjetër interesant u luajt në ‘Fadil Vokrri’, ku Llapi si nikoqir u befasua nga Malisheva me rezultat 0-3.

Skuadra nga Podujeva edhe pse ishte favorit humbi nga e inkuadruara në ligë fal dy golave të Torvioll Stullqaku dhe Yoan Marc-Olivier.

Ndeshje që përfundoi ashtu siç u prit ishte mes Feronikelit dhe Dukagjinit.

Ekipi nga Drenasi fitoi realizoi fitore minimale në ‘Bajram Rexhepi’ me rezultat 1-0.

Ardi Qorri ishte heroi i vendasve duke siguaruar tre pikë të rëndësishme.

Tabela e përditësuar pas përfundimit të ballafaqimeve të sotme është kjo:

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: