image Derbi mes Dritës dhe Ballkanit hap xhiron e 22-të në Superligë

Futboll

Derbi mes Dritës dhe Ballkanit hap xhiron e 22-të në Superligë

news image

Superliga e Kosovës ka në program këtë fundjavë xhiron e 22-të të saj, shkruan Sinjali Sport.

Sot (e shtune) zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në Gjilan dhe Podujevë.

Dy kandidatët për titull, Drita dhe Ballkani përballen në ndeshjen kryesore të kësaj jave.

Lideri i elitës së futbollit kosovar, Ballkani si mysafir synon fitore që ta mbajë kreun, përderisa vendasit nga Gjilani, kërkojnë triumfin që të rrëmbejë lidershipin.

Suharekasit me 42 pikë gjenden në vendin e parë të tabelën e Superligës, kurse Intelektualët me 41 pikë janë në vendin e tretë.

Takim tjetër i ditës së sotme është ai ndërmjet Llapit dhe Malishevës që zhvillohet në “Zahir Pajaziti”.

Llapjanët janë formë të lartë, ku në 15 ndeshjet në të gjitha garat kanë vetëm një disfatë dhe synojnë ta vazhdojnë ecurinë pa humbje, gjersa në anën tjetër mysafirët nuk dinë për fitore në tre ndeshjet e fundit dhe rrezikojnë të hyjnë në zonën e kuqe.

Llapi me 36 pikë është në vendin e katërt, kurse Malisheva me 23 sosh pozicionohet në vendin e shtatë. /GazetaSinjaliSporti/