image Derbi italian: Inter - Roma në sfond sonte në çerekfinalen e Coppa Italia

Futboll

Derbi italian: Inter – Roma në sfond sonte në çerekfinalen e Coppa Italia

news image

Kryendeshja e ditës në futbollin evropian zhvillohet në Itali, raporton Sinjali Sport.

Interi përballet me Romën në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Derbi i dy rivalëve të vjetër luhet në arenën madhështore të “Giuzzeppe Meazza”, me fillim nga ora 21:00.

Fituesi kualifikohet në gjysmëfinale, pasi në Coppa Italia ndeshjet zhvillohen me vetëm nga një lojë.

Në duelet direkte mes njëra tjetrës, skuadra e Romës nuk di për fitore ndaj asaj të Interit që nga viti 2017 në të gjitha garat.

Dy sfidat e fundit i ka fituar Nerazzurri, ndërsa gjashtë ndeshje tjera kanë përfunduar me barazim. /Gazeta Sinjali Sporti/