image Deputetja ukrainase: Ushtarët rusë po përdhunojnë gratë në sy të fëmijëve

Botë

Deputetja ukrainase: Ushtarët rusë po përdhunojnë gratë në sy të fëmijëve

news image

Maria Mezentseva tha se Ukraina “nuk do të heshtë” për sulmet, të cilat konsiderohen si krime lufte

Një deputete ukrainase ka ngritur alarmin për ushtarët rusë që përdhunojnë dhe sulmojnë seksualisht gratë gjatë pushtimit dhe tha se Ukraina “nuk do të heshtë” për krimet.

Në një intervistë televizive, Maria Mezentseva përmendi një rast në Brovary, në periferi të Kievit, ku një grua u përdhunua në sy të fëmijës së saj, shkruan The Guardian.

Të mërkurën, prokurorja e përgjithshme, Iryna Venediktova, tha se sulmi ishte duke u hetuar nga autoritetet dhe Ukraina i kishte thënë Rusisë se një urdhër arresti ishte lëshuar për ushtarakun.

Duke folur në Sophy Ridge të SkyNews të dielën, Mezentseva tha: “Ka një rast që është diskutuar shumë gjerësisht kohët e fundit sepse është regjistruar dhe proceduar nga zyra e prokurorisë dhe ne nuk po hyjmë në detaje, por është mjaft. Një skenë e frikshme kur një civil u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në një qytet të vogël pranë Kievit“.

Gruaja e tij, më vjen keq, por duhet ta them – u përdhunua disa herë në sy të fëmijës së saj të mitur”, vazhdoi ajo.

Pas sulmit, ushtari besohet të ketë kërcënuar fëmijën.

Mezentseva, kreu i delegacionit të përhershëm të Ukrainës në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se rastet duhet të regjistrohen, pasi “drejtësia duhet të mbizotërojë”.

Përdhunimi dhe sulmet seksuale konsiderohen krime lufte dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar.

/GazetaSinjali/