image Deputetja Kica-Xhelili: Pushteti shumë shpejt do të nis kontrollimet e mediave

Politikë

Deputetja Kica-Xhelili: Pushteti shumë shpejt do të nis kontrollimet e mediave

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar se Qeveria po përpiqet ta shkatërrojë demokracinë me ndërhyrje në drejtësi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nis tendenca nga pushteti për kontrolle absurde ndaj mediave, pasi – sipas saj – deri tani vetëm edhe mediat kanë mbetur jashtë tendencës së pushtetit për t’i kontrolluar. 

Postimi i plotë i saj:

Kam shkruar më herët për demokracinë dhe vdekjen e saj.

Bullizimi deri në heshtje absolute i agjencive të pavarura dhe mediave është një ndër shkallët kryesore të shkatërrimit të demokracisë.

Ndërhyrjet e vazhdueshme në drejtësi po konfirmohen çdo ditë me gjuhën e sotme të akterëve të pushtetit.

Çka ka mbetur? Mediat. Jam e bindur që shumë shpejt do të nisin tendenca nga pushteti të kontrolleve absurde ndaj mediave që edhe ato të bullizohen deri në heshtje. Edhe më e bindur jam që e GJITHË kjo do të kamuflohet përmes rrugëve “institucionale”. Qofsha gabim!

/GazetaSinjali/