image Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Shqipëria nesër mbajnë konferencë për media
[wp-story id="814678"]

Politikë

Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Shqipëria nesër mbajnë konferencë për media

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër nga ora 10:00 do të mbajë konferencë për media, bashkë me homologun e saj nga Shqipëria, Ulsi Manja.

Në njoftimin e MD-së nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës.

Njoftimi i plotë:

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencë për media të ministres së Drejtësisë së Republikës së Kosovës znj. Albulena Haxhiu dhe ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë z. Ulsi Manja.

Konferenca mbahet të martën më datë 11.10.2022 në ora 10:00, në hollin e objektit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërtesa e ish Rilindjes.

/GazetaSinjali/