image Deputetja gjermane: Reagimi i Vuçiq për njohjen e Kosovës është skandaloz, ai na ka mashtruar

Evropë

Deputetja gjermane: Reagimi i Vuçiq për njohjen e Kosovës është skandaloz, ai na ka mashtruar

news image

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nisur sot vizitat zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht ka vizituar Kosovën, ku u prit nga kryeministri Kurti dhe pastaj ka vizituar Serbinë, me ç’rast u prit nga presidenti serb, Vuçiq.

Pas takimit të tij me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të dy bashkë dolën në një konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë konferencë, të dy palët folën mbi bisedën e tyre për situatën politike në Evropë, me theks të veçantë për situatën në Ukrainë.

Ne folëm për situatën e përgjithshme politike në Evropë dhe në botë dhe ai haptazi dhe fuqishëm kërkoi që ne t’i bashkohemi sanksioneve”, tha Vuçiq.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Bundestagut gjerman, Renata Alt.

Ajo e ka quajtur skandal reagimin e Vuçiqit, teksa ka bërë thirrje që të ndërprehen bisedimet e BE-së me Serbinë, nën arsyetimin se Vuçiq po i mashtron të gjithë.

Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloz. Negociatat e anëtarësimit me BE-në duhet të ngrihen! Vuçiq na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, shkroi ajo në Twitter.

/GazetaSinjali/