image Trump: S'dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Botë

Trump: S’dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur optimist për ecurinë e bisedimeve me Iranin, duke deklaruar se “nuk dihet kurrë” se ku mund të çojnë ato, ndërsa thekson se negociatat po vazhdojnë pa ndërprerje.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump ka thënë se procesi diplomatik mbetet i hapur dhe se Irani duhet të marrë një vendim për arritjen e një marrëveshjeje.

“Nuk dihet kurrë se ku mund të na çojnë negociatat por siç i thashë Iranit: Është koha, në një mënyrë ose në një tjetër, që ju të bëni një Marrëveshje”, ka shkruar ai.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit, të shoqëruara me zhvillime ushtarake dhe përpjekje për arritjen e një armëpushimi apo marrëveshjeje më të gjerë.

Sipas Trump, bisedimet po zhvillohen pavarësisht sfidave, ndërsa ai ka vendosur edhe disa kushte të ashpra për Teheranin, përfshirë kërkesën për ndalimin e plotë të zhvillimit të armëve bërthamore dhe mbikëqyrje ndërkombëtare më të rreptë.

Ai ka kritikuar gjithashtu kundërshtarët politikë, duke i akuzuar se po e dëmtojnë procesin me deklarata negative.

Në postime të tjera në Truth Social, Trump ka pohuar se Irani është i interesuar për një marrëveshje që, sipas tij, do të ishte e favorshme për SHBA-në dhe aleatët e saj.

Ndërkohë, Irani ka pezulluar herë pas here bisedimet në kontekste të ndryshme rajonale, por Trump ka këmbëngulur se kontaktet diplomatike po vazhdojnë me ritëm të shpejtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/