image Mediumi serb: Bisedimet e Listës Serbe me Vuçiqin kanë zgjatur tërë natën

Politikë

Mediumi serb: Bisedimet e Listës Serbe me Vuçiqin kanë zgjatur tërë natën

news image

“Bisedimet e Listës Serbe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë zgjatur tërë natën. 72 orët e ardhshme do të jenë më të vështira në 10 vjetët e fundit”, pretendon gazeta serbe “Blic”.

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me telefon bisedimet kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm, serbët janë të indinjuar, veprimi i fundit “i cili më nuk tolerohet” ka qenë shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, për të cilin, siç thonë në Lisën Serbe, “Albin Kurti nuk ka asnjë autoritet”. “Ai nuk mund ta shkarkojë”, është pretenduar në këtë takim.

Sipas burimeve të gazetës serbe, “Kryeministri i Kosovës dje ka deklaruar se nuk i intereson Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Serbët duan t’i braktisin institucionet kosovare”, vazhdon tutje gazeta beogradase.

Sipas saj, për të shtunën është caktuar mbledhja e qeverisë serbe në të cilën do të merr pjesë edhe presidenti serb Vuçiq. Ai do t’i informojë anëtarët e qeverisë për situatën në Kosovë.

“Këto do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vjetët e fundit, dhe në ditët e ardhshme shumë gjëra do të jenë më të qarta”, përfundon burimi i “Blic-it”.

/GazetaSinjali/