Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, ka thënë se reagim histerik ishte tendenca e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kur në Kosovë ishin vetëm 19 raste pozitive me COVID-19.
“Reagim histerik ishte tendenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme kur kishim vetëm 19 raste pozitive dhe asnjë të vdekur’, ka shkruar Mullhaxha-Kollçaku në Facebook.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në facebook, ka shkruar se nuk ka vend për reagime historike, aq më pak nga bodigardët politikë.
“Nuk ka vend për reagime histerike sidomos nga bodigardët politik që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve”, kishte shkruar Zemaj./ Gazeta Sinjali/