image Deputetja e VV-së i quajti videot e tij të pahijshme dhe degjeneruese, reagon profesori nga Vushtrria

Kosovë

Deputetja e VV-së i quajti videot e tij të pahijshme dhe degjeneruese, reagon profesori nga Vushtrria

news image

Mësimdhënësi nga Vushtrria, Lulzim Paci, i cili u bë viral në rrjetin social ‘TikTok’, i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes pas deklaratës së saj se videot e tij janë të pahijshme dhe degjeneruese.

Deputetja e VV’së, Fjolla Ujkani, ka kërkuar që të merren masa ndaj veprimeve të mësimdhënësit nga Vushtrria, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit “Eqrem Çabej”- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit “Eqrem Çabej” është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese”, ka shkruar deputetja Ujkani.

“Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lën të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë” ka shkruar ajo.

Pas kësaj deklarate, Lulzim Paci i ka thënë Ujkanit që të merret me punët e saja dhe se vallëzimi është njëfarë sporti.

“Vallëzimi i valleve kombëtare unë mendoj që është një lloj sporti e nderuara Fjolla Ujkani, sikur futbolli, pingpongu, dhe shumë sporte të tjera” ka reaguar Paci.

“Unë mendoj që nëse kishte pasur diçka të pahijshme në këtë video ke të drejtë të reagosh por pse nuk reagon për gjëra të tjera që po ndodhin çdo ditë por bash për këtë”, ka shtuar Paci. /GazetaSinjali/