image “Profa i Tik-Tokut”/ Mësimdhënësi nga Vushtrria bëhet viral në rrjete sociale me vallëzimin unik

Qesharake

“Profa i Tik-Tokut”/ Mësimdhënësi nga Vushtrria bëhet viral në rrjete sociale me vallëzimin unik

news image

Epiteti i “Profa i Tik-Tok-ut” për mësimdhënësin Lulzim Paci, vjen nga vallëzimet e tija të publikuara në rrjetin social ku ka fituar zemrat e mijëra përdoruesve anë e kënd trojeve shqiptare.

Se si ka arritur Lulzim Paci të bëhet aq viral në këtë rrjet social, ka rrëfyer ai vetë në një intervistë për Kanal10.

Paci i cili u bë i famshëm në këtë rrjet social me dashurinë e tij për vallen popullore, ka rrëfyer edhe për idenë se nga e ka marrë për të publikuar performancën e tij të vallëzimit në këtë rrjet social.

Ai thotë se kjo i është rekomanduar nga kolegë të tij për të promovuar këtë aftësi të tijen në rrjetin social Tik-Tok.

Paci thotë se të afërtit e tij dhe gjithë farefisi njohin pasionin e tij për vallëzim, arsye kjo që ai merr pjesë edhe në ahengje të ndryshme familjare./GazetaSinjali/