image Deputetja e PDK-së: E pahijshme me pa burreca që i sulen grave në krye të detyrës

Politikë

Deputetja e PDK-së: E pahijshme me pa burreca që i sulen grave në krye të detyrës

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, i ka dalë në mbështetje kryeparlamentares Vjosa Osmani, pas incidentit që ndodhi dje në Kuvend.

Deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, Hoxha e ka qujatur burrec.

“E pahijshme sa edhe e dhimbshme me pa burreca që i sulen grave në krye të detyrës…Imagjinoni nëpër shtëpi se si është nga soji i tyre”, ka shkruar Hoxha në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndryshe, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur në mesnatë që ka hapur rast në polici ndaj deputetit Xhavit Ukaj.

Ukaj i ishte vërsulur Osmanit në seancën e së premtes. Pas tollovisë së krijuar, Osmani e ndërpreu seancën. /Gazeta Sinjali/