Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar një fotografi me kolegët e saj, Xhavit Halitin, Elmi Reçica e Bajrush Xhemajlin, shkruan Gazeta Sinjali.
Në fotografinë e publikuar, ajo ka shkruar vetëm kaq: “Kandidati/ja për Kryetar”.
PDK-ja ka marrë vendim që me 3 korrik t’i mbajë zgjedhjet e brendshme për ta zgjedhur kryetarin e ri.
Enver Hoxhaj, që deri tani e ka ushtruar detyrën e kryetarit, dje dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Kurse nga kjo parti ende askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar./Gazeta Sinjali/