Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, sot nuk ka shkuar e vetme në punë në Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ajo kishte marrë me vete edhe foshnjën e saj, e cila ka lindur para një muaji.
Kjo është hera e parë që një deputete e Kosovës shihet me foshnjën e saj gjatë një mbledhje të komisionit parlamentar.
Kuvendi i Kosovës është institucioni i parë që do të ketë dhomën e gjidhënies.
Kjo është bërë e mundur pasi kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Tinka Kurti, ka shtruar këtë kërkesë të Kryetari dhe sekretari i Kuvendit.
Ajo ka bërë me dije se kërkesa e saj është aprovuar dhe se dhoma do të funksionalizohet shumë shpejtë.