image Deputetja e PDK-së shërohet nga koronavirusi

Shëndetësi

Deputetja e PDK-së shërohet nga koronavirusi

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se i falënderon të gjithë punëtorët shëndetësorë që u kujdesën për të gjatë gjithë kësaj kohe.

“Jam njoftuar nga IKSHP se kam rezultuar negativ nga testimi i fundit për Covid-19. Jam mirë me shëndet dhe falënderoj për kujdesin të gjithë ata që na kontaktuan dhe na dhanë mbështetje e forcë gjatë kësaj kohe. Po ashtu, falënderim i veçantë për të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët edhe në këto kohë të vështira, janë në krye të detyrës. Lutem për shërim të shpejtë, për të gjithë ata qytetarë që po përballen me virusin”, shkroi Deliu-Kodra në Facebook./Gazeta Sinjali/