image Deputetja e PDK-së ironizon me shtrenjtimin e rrymës: Le t'i presim me qetësi dhe dashuri faturat

Politikë

Deputetja e PDK-së ironizon me shtrenjtimin e rrymës: Le t’i presim me qetësi dhe dashuri faturat

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka ironizuar me paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), për shtrenjtimin e rrymës, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo u ka thënë qytetarëve që faturat e energjisë elektrike t’i presin me qetësi dhe dashuri, pasi që sipas saj, janë “dhurata” e Qeverisë Kurti për këtë vit.

“Të dashur qytetarë, Le t’i presim me qetësi dhe dashuri faturat e energjisë elektrike për muajin shkurt, dhuratën për vitin 2022 nga Qeveria Kurti”, shkroi ajo në Facebook./GazetaSinjali/