image Deputetja e PDK-së i reagon Bahtirit: Nxitja për dhunë e vëllavrasje nuk do koment

Kosovë

Reagim/ Deputetja e PDK-së i reagon Bahtirit: Nxitja për dhunë e vëllavrasje nuk do koment

news image

Deputetja e PDK-së nga Mitrovica, Valdete Idrizi, ka dënuar gjuhën nxitëse për vëllavrasje që bëri sot kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tanimē është edhe zyrtar i Vetëvendosjes.

Idrizi përmes një postimi në rrjeti social Facebook ka thënë se nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës së Mitrovicës në këtë kohë pandemie, nuk do koment, është e tmerrshme, e denueshme, e pa pranueshme nga të gjithë, pa dallim, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk na duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë! Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E denueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim!”, ka shkruar ajo.

Tutje, Idrizi ka shfrytëzuar rastin që t’i apelojë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë udhëzimet nga institucionet e shëndetësisë.

“Qytetarët i lus të vazhdojnë të rrinë në shtëpi, të ruajnë qetësinë, të tregojnë maturi duke qëndruar në shtëpi me familjet e tyre, duke bërë vepra të mira, duke qenë tolerant, bashkëpunues e solidar, dhe duke i respektuar të gjitha masat dhe udhëzimet nga Institucionet. Të bashkëpunojnë me Institucionet Shëndetësore”, ka përfunduar ajo./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/valdete.idrizi.7/posts/3132710473427396