image Deputetja e PDK-së e nënshkruan peticionin e PSD-së për faljen e gjobave të pandemisë

Sociale

Deputetja e PDK-së e nënshkruan peticionin e PSD-së për faljen e gjobave të pandemisë

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, e ka përkrahur peticionin e Partisë Socialdemokrate, për faljen e gjobave të pandemisë, raporton Gazeta Sinjali.

Musliu – Shoshi ka njoftuar se e ka nënshkruar këtë peticion që, sipas saj, të përmirësohet padrejtësia e cila thotë se u është bërë qytetarëve me këto dënime.

“Me plot dëshirë e nënshkrova peticionin për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19.Qytetarëve duhet të ju përmirësohet kjo padrejtësi. E përgëzoj nismën ligjore të PSD-së”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/