Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se po merr ankesa të shumta nga qytetarët për bankat e Kosovës, të cilat nuk po e respektojnë vendimin e BQK-së.
Disa banka sipas saj janë duke aplikuar interesa ndëshkuese dhe masa të tjera në kundërshtim me vendimin e BQK-së dhe njoftimet e Ministrisë së Financave.
Më tutje, Musliu-Shoshi ka kërkuar nga BQK dhe qeveria t’i ndërmarrë masat e nevojshme./GazetaSinjali/