image Deputetja e LDK-së: Vjosa Osmani është brend i krijuar brenda LDK-së, s’mund të mbijetojë jashtë saj

Politikë

Deputetja e LDK-së: Vjosa Osmani është brend i krijuar brenda LDK-së, s’mund të mbijetojë jashtë saj

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, ka thënë se Vjosa Osmani është brend i kësaj partie, andaj, sipas saj, ajo nuk mund të mbijetojë politikisht jashtë saj, shkruan Gazeta Sinjali.

“Vjosa është një politikane e cila e ka vendos programin e saj përpara dhe unë nuk do e komentoj zgjedhjen e saj, përveçse do të them që Vjosa Osmani është brend i krijuar nën logon e LDK-së, një grua politikane e cila nuk besoj që mund të mbijetojë jashtë LDK-së”, tha ajo në Klan Kosova, përcjell Gazeta Sinjali.

Sipas saj, LDK do të dëmtohet nga këto zgjedhje, por thotë që Osmani do të dëmtohet më së shumti.

“LDK mund të dëmtohet nga këto zgjedhje në proces. Por, jam e sigurt që ajo që do të dëmtohet më së shumti në këto zgjedhje është vetë Vjosa, sepse po e ritheksoj Vjosa është një brend dhe politikane e cila është krijuar brenda LDK-së dhe jashtë LDK-së nuk mundet me qenë Vjosa Osmani”, tha Limani – Hajnuni./Gazeta Sinjali/