image Deputetja e LDK-së e tërheq nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme për shkak të PDK-së

Politikë

Deputetja e LDK-së e tërheq nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme për shkak të PDK-së

news image

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, e ka tërhequr nënshkrimin e saj për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomik, shkruan Gazeta Sinjali.

Si shkak i kësaj, deputetja Geci në shkresën e saj dërguar kryetares së Kuvendit është bërë thirrja e seancës me iniciativën e PDK-së.

Kështu bëri të ditur kryesuesja e seancës së sotme, Arbërie Nagavci.

“Zonja Marigona Geci e tërheq nënshkrimin nga kërkesa për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 4.12.2020 me iniciativën të PDK-së. Me arsyetimin se e ka nënshkruar listën e LDK-së, për iniciativën e LDK-së për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, sikurse herën e parë, e jo nismës e PDK-së. Deklaron se nuk ishte e njoftuar se iniciativa është e PDK-së, andaj e tërheq nënshkrimin e saj nga lista nënshkruese”, tha Nagavci.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për miratimin e rimëkëmbjes ekonomike është duke vazhduar.

/Gazeta Sinjali/