image Deputetja e AAK-së: Për pak pushtet Kurti po shkelë mbi gjithçka

Kosovë

Politikë/ Deputetja e AAK-së: Për pak pushtet Kurti po shkelë mbi gjithçka

news image

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili sipas saj për pak pushtet po shkelë mbi gjithçka.

Kadrijaj përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se Kurti po kërcënon deputetët me arrestime, ndërsa Jabllanoviqit që fyu nënat gjakovare i jep leje për levizje të lirë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për pak pushtet Albin Kurti po shkelë mbi gjithçka. Po kërcënon deputetët me arrestime ndërsa Jabllanoviqit që fyu nënat gjakovare i jep leje për levizje të lirë. Po i hap rrugët Serbisë për të hyrë në Kosovë, por mbi të gjitha citoi Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese. Kjo kushtetutë, e cila në Nenin 182 të saj përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë”, në asnjë formë kjo kushtetutë nuk duhet të citohet për pak pushtet”, ka shkruar ajo.

Më tej, Kadrijaj ka shtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe as një parti politike e as ndonjë institucion nuk duhet të iu referohet një dokumenti që Kosovën nuk e njeh si shtet./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/tkadrijaj/posts/10157079365591156