Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka reaguar pas shkarkimit të bordit të SHKUK-së nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ky veprim është i gabueshëm dhe shkon përtej hakmarrjes.
Ajo në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se ‘shkarkimi i qeverisë s’po bëjka për shkak të pandemisë, e i këtij bordi po’, shkruan Gazeta Sinjali.
Kadrijaj ka shtuar se mendimit anti-mjekësi të Kurtit i erdhi fundi.
“Mendimit tënd anti mjekësi, që i bllokove edhe rrogat me rritje për ta, besoj se i erdhi fundi”, ka përfunduar ajo./GazetaSinjali/