image Deputetja e AAK-së - komisionerit evropian: BE-ja i ka hyrë në hak Kosovës, duhet t'i liberalizojë vizat

Politikë

Deputetja e AAK-së – komisionerit evropian: BE-ja i ka hyrë në hak Kosovës, duhet t’i liberalizojë vizat

news image

Sot në Kosovë në një vizitë zyrtare është duke qëndruar komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, raporton Gazeta Sinjali.

Në agjendën e komisionerit evropian ishte edhe adresimi i tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por, deklaratat e tij se BE-ja duhet t’i bind shtetet anëtare të saj se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave janë vlerësuar si të pakuptimta nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Sipas saj, Evropa i ka hyrë në hak Kosovës dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve të saj në BE kjo e fundit duhet t’i liberalizojë vizat.

“E pakuptimtë deklarata e tij derisa ende s’po mund t’i bindin disa vende që të ju lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë. Atëherë i nderuar, cila është fuqia e BE-së kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t’i ketë nën menaxhim. BE-ja i ka hy në hak Kosovës, e nëse dëshiron kthimin e besimit të popullit të Kosovës ndaj tyre, duhet t’i liberalizojë vizat”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/