image Kërkohet raport më i detajuar për riatdhesimin e kosovarëve gjatë pandemisë

Kosovë

Politikë/ Kërkohet raport më i detajuar për riatdhesimin e kosovarëve gjatë pandemisë

news image

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe njëherit deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar raport më të detajuar për riatdhesimin e kosovarëve gjatë pandemisë.

Kadrijaj ka thënë se kanë kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës një raport më të detajuar, por në vend të tij u është dërguar një raport statistikor.

“Ju kemi dërguar me shkrim që ta kemi një raport të detajuar, por në fakt na është drejtuar me një raport statistikor që me i krahasuar me të dhënat që i kanë deputetët tjerë ose me të dhënat që i ka Ministria e Shëndetësisë nuk po përputhen dhe ne nuk kemi mundur që t’i adresojmë të gjitha ato që i kemi pasur”, ka deklaruar Kadrijaj pas mbledhjes së këtij komisioni, ku u diskutua lidhur me riatdhesimin e qytetarëve tanë gjatë situatës së krijuar nga koronavirusi.

Më tej, ajo shtoi se drejtori i MPJD-së, Albert Prenkaj e ka obligim që të dalë dhe të raportojë përpara deputetëve.

“U vendos që një kërkesë e tillë t’i adresohet prapë drejtorit të përgjithshëm. Ai e ka obligim ligjor që të vijë të raportojë para deputetëve. Ne nuk e kuptojmë arsyen pse nuk është përgjigjur. Në shkresën që na është drejtuar na është thënë që drejtori nuk do të vijë për të raportuar, por ministri në detyrë është në gjendje që të vijë para deputetëve. Por ju i dini procedurat, ministri nuk mund të vjen para deputetëve të komisionit”, përfundoi Kadrijaj./GazetaSinjali/