Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar sqarime për liturgjinë që u mbajt në kishën që gjendet në kampusin e UP-së.
Kisha e ndërtuar konsiderohet nga spektri politik shqiptar si ilegale.
Ajo ka thënë se sa ishte në opozitë, Vetëvendosje protestonte para kësaj kishe për të mos lejuar veprimtari të tilla.
Kadrijaj ka kërkuar sqarime nga Qeveria për liturgjinë e djeshme.
“Dje në kampusin Universitar është mbajtur një meshë në një kishë ortodokse e cila është ndërtuar ilegalisht. Qeveria e Kosovës nuk kishte reagim dhe nuk kishte as informacione se çfarë kishte ndodhur. Më vjen keq prej aktivistëve të VV-së që kryeministri Kurti i ka detyruar të kujdestarojnë me javë të tëra që të mos lejojnë që mbahet mesha. Cila është e vërteta a ka pasur informacione që do të mbahet mesha dhe a kanë pasur leje për mbajtjen e meshës”, ka thënë ajo.