image Deputetja boshnjake për mosvotimin e rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë: Turp për ju, deputetë shqiptarë

Rajon

Deputetja boshnjake për mosvotimin e rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë: Turp për ju, deputetë shqiptarë

news image

Deputetja e Bosnje-Hercegovinës, Sabina Cudic, ka reaguar pasi 51 deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë kanë votuar kundër rezolutës që dënon krimet dhe gjenocidin serb në Srebrenicë e cila u propozua nga deputetët mbështetës të Sali Berishës.

Cudic përmes një cicërime në Twitter tha se veprimi i këtyre deputetëve është patetike dhe servilizuese.

Sipas saj, këta deputetë e poshtëruan veten duke dërguar mesazh dëshprues për Bosnjën-Hercegovinën, Kosovën dhe botën.

“Turp për ju 51 deputetë shqiptarë që iu bashkuat sot mohuesve të gjenocidit të Srebrenicës. Patetike dhe servilizuese të mbash anën e Rusisë dhe Serbisë në një anë krejtësisht të gabueshme të historisë. Ju poshtëruat veten dhe dërguat mesazh dëshpërues për B&H, Kosovën dhe botën”, shkroi Cudic.

Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar sot kërkesën e një deputeti të opozitës për të shqyrtuar dhe mbështetur një rezolutë që dënon krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë në vitin 1995 si gjenocid.

/GazetaSinjali/