image Kjo është rezoluta e propozuar nga AAK për sigurinë në vend - Sinjali

Kjo është rezoluta e propozuar nga AAK për sigurinë në vend

news image

Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë për sigurinë në vend, e cila u thirr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë seancës, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur një rezolutë me rekomandime lidhur me sigurinë në Kosovë.

Pikat e rezolutës së AAK-së:

  • Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet mbi prioritetet çështjet që lidhen me siguri;
  • Të miratohet dhe procesohet sa më shpejtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare së Kosovës;
  • Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së;
  • Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;

Mbështetja e Fondit të Sigurisë;

  • Krijimi i tri kushteve minimale për Policinë e Kosovës:
  • Pagë të dinjitetshme – miratimi i Ligjit të Pagave;
  • Sigurimi Shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës;
  • Procedimi i Ligjit për Pensionim të Parakohshëm;
  • Mbështejta e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin