image Deputeti Uran Ismaili shërohet nga COVID-19 bashkë me gruan dhe vajzën e tij

Shëndetësi

Deputeti Uran Ismaili shërohet nga COVID-19 bashkë me gruan dhe vajzën e tij

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, pas infektimit me koronavirus, tashmë është shëruar plotësisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Ismaili përmes në postimi në Facebook e ka bërë të ditur lajmin duke thënë se ai së bashku me gruan dhe vajzën e tij tani e kanë kaluar sëmundjen infektive pas më shumë se dy javë izolimi.

Ai gjithashtu ka apeluar te qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së kundër përhapjes së koronavirusit. /Gazeta Sinjali/