image Deputeti ukrainas flet për tmerrin në Mariupol: Ka shumë trupa të pajetë nëpër rrugë

Botë

Deputeti ukrainas flet për tmerrin në Mariupol: Ka shumë trupa të pajetë nëpër rrugë

news image

Luftimet në qendër të Mariupolit po vazhdojnë, ndërsa forcat ruse po tentojnë ta marrin kontrollin e qytetit, raporton BBC.

Situata është e rëndë, pasi më tepër se 300 mijë civilë nuk kanë qenë në gjendje të evakuohen.

Disa nga pak civilë që kanë qenë në gjendje të largohen kanë treguar për kushtet e tmerrshme, ku nuk ka energji elektrike e ujë dhe furnizimet me ushqim po mbarojnë.

Motra e deputetit ukrainas Yaroslav Zhelezniak iku nga Mariupoli disa ditë më parë.

“Pas dy javëve nuk kishin ushqim, shitoret ishin mbyllur dhe ajo më tregoi se nuk kishte pasur mundësi tjetër pos të shkonte të gjente e vidhte ushqim apo të vdiste pa ushqim”, tregon Zhelezniak. “Njerëzit janë gjithmonë të frikësuar se ndonjë bombë do të godasë dhe do t’i vrasë. Ka shumë trupa të pajetë nëpër rrugë, shumë ndërtesa të djegura e shkatërruara. Shumë strehimore të shkatërruara me njerëz të ngujuar brenda tyre”

/GazetaSinjali/