image Deputeti shqiptar në Parlamentin serb viziton Vetëvendosjen

Kosovë

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb viziton Vetëvendosjen

news image

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të VV-së, në këtë takim u diskutua për projektin e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat civilë në Medvegjë.

Po ashtu, u bë e ditur se kjo është e papranueshme, Kosova dhe Shqipëria e kanë për obligim që qeverisja e re do të ngrisë këtë çështje në Bruksel dhe Washington D.C.

“Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Luginë e në Kosovë. Për projektin e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat civilë në Medvegjë, dhe për angazhimin që mund ta bëjmë për t’iu kundërvënë një spastrimi të tillë. Me bindjen se fshirja e shqiptarëve nga regjistrat civil është e papranueshme e duhet të ndalet, nënvizuam se Kosova e Shqipëria e kanë për obligim, e qeverisja jonë e re do të angazhohet, që ta ngris këtë çështje Bruksel e në Washington D.C., në OSBE, dhe në të gjitha organizatat tjera që merren me liritë dhe të drejtat e njeriut”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/