image Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Votuam pro rrëzimit të qeverisë, nga fillimi s’i respektuan parimet demokratike

Rajon

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Votuam pro rrëzimit të qeverisë, nga fillimi s’i respektuan parimet demokratike

news image

Me 43 vota të deputetëve të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi” është votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi.

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genc Nimanbegu, ka treguar se përse ka vendosur që të votojë pro rrëzimit të kësaj qeverie.

“Që nga fillimi kjo qeveri ishte një lojë me demokraci. Ishte qeveria e cila fillimin e saj e kishte në kishë dhe kjo është dëshmuar nga të gjithë ata që kanë marrë pjesë në takimin në kishë kur është dakorduar qeverisja. Kjo ka ndikuar gjatë gjithë kësaj periudhe në një pozicion kur nuk është respektuar as kuvendi i Malit të Zi, as parimet demokratike dhe një qeverisje e cila ka futur shumë konfuzion në skenën politike të Malit të Zi, por edhe tensione nacionale”.

“Shqiptarët në Mal të Zi janë në situatë ku janë në rajonet më të pazhvilluara. Shpresojmë që të nisë një frymë e re që zhvillimi të na takojë edhe neve”, ka thënë Nimanbegu për KlanKosova./GazetaSinjali/