image Publikohet platforma elektronike për rezultatet preliminare dhe pjesëmarrjen në votime

Zgjedhjet 2026

Publikohet platforma elektronike për rezultatet preliminare dhe pjesëmarrjen në votime

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në dispozicion platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se përmes kësaj platforme qytetarët, mediat dhe subjektet politike do të mund të përcjellin në kohë reale të dhënat për pjesëmarrjen në votime dhe rezultatet preliminare nga çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim.

Sipas tij, të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve do të publikohen në gjashtë intervale kohore gjatë ditës së zgjedhjeve, në orët 09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00 dhe 19:00.

Ndërkaq, pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, në platformë do të publikohen edhe rezultatet preliminare të subjekteve politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/