image Deputeti i VV-së kundër martesave mes gjinisë së njëjtë: Kemi shumë probleme tjera më shqetësuese

Politikë

Deputeti i VV-së kundër martesave mes gjinisë së njëjtë: Kemi shumë probleme tjera më shqetësuese

news image

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, është shprehur kundër ligjit që lejon martesat mes personave me gjini të njëjtë.

Në foltorën e Kuvendit ai tha se vendi ka shumë probleme tjera për të diskutuar, raporton Gazeta Sinjali.

 “Sa më përket mua, jam kundër një ligji të tillë, përpos shumë arsyeve, jam kundër sepse në shtetin tonë nuk e kemi luksin të flasim për cështje të tilla, kur varfëria dhe dukuritë tjera janë shumë shqetësuese. Shto kësaj edhe për moskomunikimin e mjaftueshëm ndërnjerëzor dhe mosmarrjen e imputeve edhe jashtë kësaj shtëpie, klerikët fetarë, profesionistë shëndetësorë, intelektualë, duke pasë parasysh edhe faktin e tolerancës ndërfetare që e kemi jashtëzakonisht prezent”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/