image Deputeti i VV-së kritikon Qeverinë Hoti: S’keni haber çka po bëni - vetëm sa po i rritni vatrat e infektimit

Politikë

Deputeti i VV-së kritikon Qeverinë Hoti: S’keni haber çka po bëni – vetëm sa po i rritni vatrat e infektimit

news image

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhim jo të duhur me pandeminë e koronavirusit, duke i shkaktuar kështu sipas tij, dëme edhe ekonomisë së vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se kufizimi aktual i orarit deri në 18:00 po shkakton nguti e tollovi, andaj sipas tij, do të ishte adekuate që orari i lëvizjes të zgjatet deri në orën 21:00.

“S’keni haber çka po bëni, dhe me këtë (mos)menaxhim vetëm çka po i rritni vatrat e infektimit dhe po e çoni vendin në kolaps duke falimentuar edhe shtetin edhe sektorin privat”, shkroi Basha.

Postimi i plotë:

Iu ka dal dore edhe pandemia, edhe ekonomia.

Shumica e qytetarëve punojnë deri n’ora 16:00, respektivisht 17:00.

Kufizimi i orarit deri në ora 18:00 vetëm çka po shkakton nguti e tollovi, sepse secili po mundohet me u taku për një kafe ose me kry obligime brenda këtyre 2/3 orëve. Parëz kam mbet 30 min në 500 m, pra po shkakton super-tollovi edhe në rrugë edhe nëpër kafiteri/restorante, dhe njëkohësisht po krijon edhe më shumë vatra të infeksionit.

Duke mos lënë anash dëmin ekonomik. Janë duke e bankrotu edhe sektorin privat edhe shtetin.

Shto këtu ardhjen e mërgatës, e cila është vet Rimëkëmbja dhe vet Ekonomia, jo rimëkëmbje hajgare si këta që i kanë veq n’letër.

Krejt çka kërkohet është që orari të shtyhet së paku deri 21:00 dhe të respektohen masat nga të gjithë.

Virusi nuk ka orar, vetëm duhet respektim të masave. Ai lokal/restorant/kafeteri që nuk i respekton rregullat, dënoje dhe mbyllja herën e parë një muaj, herën e dytë tre, edhe e sheh a i respekton pastaj. Nuk mundeni me dënu krejt shabllon për shkak disa që nuk respektojnë rregullat.

Përndryshe, haberin se keni çka po bëni, dhe me këtë (mos)menaxhim vetëm çka po i rritni vatrat e infektimit dhe po e çoni n’kolaps vendin duke falimentu edhe shtetin edhe sektorin privat!

/Gazeta Sinjali/