image Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Hamzës: Kam fakte, shihemi në gjyq

Politikë

Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Hamzës: Kam fakte, shihemi në gjyq

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Halil Thaçi i është kundërpërgjigjur kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza pasi ky i fundit e akuzoi për shpifje.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, akuzoi Hamzën se është takuar me përfaqësues të Listës Serbe në Milloshevë. Një gjë të tillë, e mohoi bindshëm, Hamza.

Kryetari i Mitrovicës, në një prononcim për Gazetën Sinjali paralajmëroi padi ndaj Thaçit, pasi pretendon se ka shpifur deputeti i VV-së.

Thaçi iu ka kundërpërgjigjur Hamëz duke thënë se ka fakte dhe do shihen në gjykatë.

“Fort qenkan tronditur lidershipi i PDK për takimin që ua zbulova. Unë kam fakte dhe shihemi në gjykatë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

/GazetaSinjali/