image Deputeti i Vetëvendosjes tregon nëse është infektuar me koronavirus ndonjë zyrtar i partisë

Politikë

Deputeti i Vetëvendosjes tregon nëse është infektuar me koronavirus ndonjë zyrtar i partisë

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku, ka thënë se deri më tani asnjë deputet i partisë nuk është infektuar me koronavirus.

Çeku ka theksuar se koronavirusi është gjithkund dhe të mos dihet për shkak se dikush mund të jetë asimptomatik.

“Deri tash nuk ka asnjë konfirmim që dikush nga VV është testu pozitiv. Virusi mund të jetë gjithkund, e të mos e dimë, sepse mund të jemi asimptomatik. Por deri tani sipas informatave që kam, nuk ka”, ka thënë Çeku në Frontal./ Gazeta Sinjali/