Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka thënë se qëndrimi i Vetëvendosjes dihet, ku sipas tij taksa do të zëvendësohet me reciprocitet, pasi kanë të drejtë të vendosin masa edhe me të drejtën ndërkombëtare.
‘’Në zgjedhjet parlamentare kemi garuar me një program politik me masën e reciprocitetit, me ç’rast, ne nuk kemi garuar me masën të cilën kanë garuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës’’, ka thënë Rexhaj.
Rexhaj gjithashtu ka theksuar se Vetëvendosje fillimisht nuk kanë qenë kundër taksës kur Haradinaj e patë vendosur.
‘’Nuk kemi qenë kundër taksës kur Haradinaj e patë vendosur, atë kohë ka qenë me vend, por tani duke i parë rrethanat, masat e reciprocitetit kemi të drejtë t’i vendosim edhe me të drejtë ndërkombëtare’’, është shprehur Rexhaj në Debat Plus.
Kujtojmë që ambasadori amerikan, Richard Grenell, po vazhdon të përsëris se taksa duhet hequr, gjithashtu edhe masat e reciprocitetit./ Gazeta Sinjali/