Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka thënë se shkuarja e presidentit Hashim Thaçi në Hagë nën cilësinë e presidentit të Kosovës, është e gabuar sepse kështu dëmtohet imazhi i Republikës.
“Atje duhet të shkoj si Hashim Thaçi e jo si president, sepse kjo e dëmton Kosovën”, u shpreh Abrashi.
Ai më tutje theksoi se ishte pikërisht Hashim Thaçi, atë kohë kryeministër, që imponoi votimin e Gjykatës Speciale në Kuvend.
“Tek rasti i presidentit, paraqet një kategori më të lartë të përfaqësimit. Mendoj se duke pasur parasysh edhe kohën kur Gjykata Speciale, ka qenë si temë diskutimi ku është imponuar në Kuvend, ishte pikërisht Thaçi i cili tha se votimi i Gjykatës Special e pastron luftën çlirimtare të Kosovës”, u shpreh Abrashi në Rubikon./ Gazeta Sinjali/