Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social në Facebook, ku shihet së bashku me Vjosa Osmanin në Kuvend, ku po vazhdon të mbahet seanca për krijimin e qeverisë së re.
Basha ka shkruar se sa më shumë që po i shajnë aq më shumë po rritet dashuria mes VV-së dhe LDK-së.
Ndërkaq, Vjosa Osmani pritet të zgjedhet si kryetare e Kuvendit./ Gazeta Sinjali/