Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se është lajm i mirë që Kuvendi po shpërbehet e vendi po shkon në zgjedhje.
Sipas tij paqartësive, shpifjeve dhe propagandave po iu vjen fundi.
Siç ka thënë Molliqaj, Kosovës i duhet ndryshimi dhe ky ndryshim duhet të ndodhë sa më shpejt.
Ai ka shtuar se PSD do të jetë subjekt i fuqishëm që do ta ndikojë këtë ndryshim,.
Molliqaj ka pohuar se, barazia, mirëqenia e zhvillimi ekonomik do t’ia zënë vendin keqqeverisjes e popullzimit.
Në fund të shkrimit të bërë në Facebook, deputeti ka thënë se janë gati për zgjedhje dhe të përgatitur për rritje e përgjegjësi.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur mbledhjen e kryesisë për ditën e hënë, e në të cilën do të diskutohet për shpërndarjen e Kuvendit.